Telegrafi

Britney Spears thotë se nuk ka qenë shumë e përfshirë në dasmën e saj me Sam Asgharin: Kisha një sulm paniku

Britney Spears ka thënë së fundmi se nuk ishte plotësisht ‘e pranishme’ në dasmën e saj me Sam Asgharin.

“Uau u martova këtë vit, nuk isha e sigurt se sinqerisht isha e përfshirë sepse nuk kam ndjenja prej tre vitesh”, pohoi këngëtarja, e cila u lirua nga konservatori i saj shumëvjeçar nëntorin e kaluar.

“Kishte shumë që bisedonin e flisnin në këtë event. Jo për mua, për fat të keq sepse nëse nuk mund të marrësh frynë trupi yt nuk mund të relaksohet sa duhet për të folur”.

Britney dhe Sam (Foto: Instagram)

40-vjeçarja sqaroi se ajo mund të marrë frymë qartë “tani”, por nuk dha detaje mbi rrethanat.

“Ka kaluar pak kohë për mua! Mund ta bëj tani. Shpresoj që familja ime të marrë frymë mirë sot”, shtoi biondja në vazhdim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Ylli i muzikës pop i tha “PO” 28-vjeçarit në qershor në një ceremoni të mbushur me miq e yje të profilit të lartë.

Të pranishëm në dasmë kanë qenë: Madonna, Paris Hilton, Dreë Barrymore, Donatella Versace etj.

Britney dhe Sam (Foto: Instagram)

Spears më vonë zbuloi se kishte një sulm paniku pak para se të ecte në korridor.

“Isha shumë nervoz gjatë gjithë mëngjesit, por më pas në orën 14:00 më goditi vërtet… po martohemi”, tha ajo. “Pata një atak paniku dhe më pas u bënë të gjitha”.

Britney (Foto: Instagram)

Britney ka folur vazhdimisht në rrjetet sociale edhe për problemet e së kaluarës, ku kanë qenë të përfshirë prindërit e artistes.

E njëjta ka rrëfyer për pasojat që ka pasur ndër vitesh, si një vajzë e re që ka qenë në kontroll për çdo gjë. /Telegrafi/

Britney dhe Sam (Foto: Instagram)