Britney Spears pretendoi se nëna e saj, Lynne Spears, një herë e goditi “aq fort” për shkak se qëndroi jashtë shumë vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.
“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris [Hilton] dhe Lindsay [Lohan] më lanë në shtëpinë time”, pohoi këngëtarja, 40 vjeçare, në një postim të fshirë në Instagram.
“Nëna ime po shikonte Jayden dhe Preston…po une festova deri ne orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur. Hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”.
Autorja e “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline – me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston – “u largua” nga ajo.
Fituesja e ‘Grammy’-it e përfundoi postimin – i cili shfaqte një klip të Jennifer Lopezit duke goditur me shuplakë Jane Fondan në “Monster-in-law” – duke thënë se ajo “nuk do ta dijë kurrë” se si është të godasësh dikë në fytyrë.
Javën e kaluar, Lynne i kërkoi falje vajzës së saj më të madhe dhe iu lut këngëtares së “Gimme More” që të zhbllokonte numrin e saj të telefonit që të mund të flisnin.
Një përgjigje lidhur me këtë nuk mungoi as nga Spears, që i tha të ëmës të largohej pasi nuk qëndroi asnjëherë për të.
Drama mes tyre nisi pas përfundimit të konservatorit, ku Britney qëndroi nën urdhrat e të atit për 13 vjet me radhë. /Telegrafi/