Site icon Telegrafi

Britney Spears thotë se është ndier si një “rosë e shëmtuar” kur ishte më e re

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka thyer rekorde të shumta në fillimet e karrierës së saj.

38-vjeçarja ka qenë pjesë e shumë revistave ndërkombëtare, por deri në këtë rrugëtim, duket se ajo ka pasur disa zbatica, shkruan Daily Mail.

Ajo ka treguar se kur ka qenë më e re është ndier sikur një “rosë e shëmtuar” për shkak të dhëmbëve të parregulluar.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një fotografi ku shihet me një fustan të bardhë të përzier me ngjyrë blu. Imazhi shfaqi stilin e ri të flokëve me balluke, të cilat dërguan këngëtaren në kujtimet që kishte kur kishte qenë më e re.

“Njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme për të mbrojtur veten e tyre… kur tërheq balluket e mia para kokës, ndihem sikur jam e mbrojtur … pothuajse sikur të jem përsëri në klasën e tretë”, ka thënë ajo.

Pamja e saj e re vjen menjëherë pasi festoi 20-vjetorin e albumit të saj “Oops I Did It Again”, i cili kishte vendosur rekorde të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version