Ylli i muzikës pop, Britney Spears, ka nënshkruar një marrëveshje 15 milionë dollarëshe për realizimin e një libri me kujtime.
Në këtë libër do të rrëfejë gjithçka rreth jetës personale dhe përjetimeve gjatë kohës që babai i saj, Jamie, shërbente si kujdestar ligjor.
Thuhet se 40-vjeçarja ka arritur një marrëveshje historike me shtëpinë botuese Simon&Schuster për kujtimet e saj të tëra për karrierën, jetën ‘toksike’ dhe familjen e saj.
Marrëveshja vjen pas një lufte ofertash nga botues të shumtë për librin e saj, sipas një burimi të brendshëm, i cili pohoi, “marrëveshja është një nga më të mëdhatë e të gjitha kohërave, pas Obamës”.
Të drejtat për librat e Barack dhe Michelle Obamës u shitën në vitin 2017, me shumën që thuhet se i kalonte 60 milionë dollarë, shifra më e madhe e njohur ndonjëherë.
Bill Clinton arriti një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh për librin e tij post-presidencial “My Life” në 2001.
Lajmi për librin me kujtime të Britneyt vjen pak kohë pasi motra e saj, Jamie Lynn e publikoi librin e saj të titulluar “Things I Should Have Said”.
Krahas gjithë kësaj, Britney tani ka nisur punën edhe për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/