Këngëtarja e njohur, Britney Spears, është duke luftuar për qenë plotësisht e lirë.
Një gjë e tillë vjen asi për një kohë të gjatë babai i saj, Jamie Spears, kishte kontrollin mbi financat dhe vendimet e karrierës së saj, shkruan Mirror.
Pasi ylli i muzikës pop dërgoi letër në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, tashmë është marrë një vendim për çështjen e parashtruar.
Tani është zbuluar nga gjyqtari se kujdestaria nga Jamie do të zgjasë deri më një shkurt të vitit 2021.
Për këtë kanë reaguar edhe fansat e këngëtares, të cilët qëndronin jashtë gjykatës duke protestuar, e duke krijuar kampanja që kërkonin lirinë e saj.
Nën moton “FreeBritney”, ata kanë filluar debate të shumta edhe në rrjete sociale, duke e cilësuar lirimin e saj si një hap tjetër në jetën e saj.
Ndërkaq, Jodi Montgomery është ai që po ushtron kontrollin mbi të, pasi babai i saj vitin e kaluar nuk ishte në gjendje ta bënte, pasi kishte probleme shëndetësore.
Vlen të përmendet se Britney nuk ka performuar më që nga viti 2008, në një koncert në Las Vegas. /Telegrafi/