Pasi ka pushtuar tregun e muzikës dhe parfumeve, Britney Spears prezantoi të martën pasdite linjën e re të të brendshmeve. Sfilata u organizua në degën kryesore të Librarisë Publike të New York-ut.
Ndërsa koleksioni pritej me skepticizëm nga kritikët e modës, 32 vjeçarja Britney ia doli mjaft mirë të shfaqte edhe këtë anë të saj.
Në fund, ajo u ngjit në skenë. Kishte veshur një ‘jumpsuit’ të kuq (pak a shumë një version i rritur i vajzës që dikur këndoi "Oops I did it again") dhe falënderoi të pranishmit përmes duartrokitjesh aprovuese.