Mbretëresha e muzikës pop, Britney Spears dhe partneri i saj, trajneri i fitnesit, Sam Asghari, janë martuar.
Çifti u martua të enjten, më 9 qershor në një ceremoni në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks në Los Angeles.
Këngëtarja është takuar me aktorin në tetor të vitit 2016 gjatë xhirimeve të projektit të saj muzikor “Slumber Party”.
Biondja zyrtarizoi lidhjen në rrjete sociale në fund të vitit 2017, gjersa ata u fejuan në shtator të vitit 2021.
Për ditën e veçantë, Britney zgjodhi një fustan të bardhë Versace të punuar nga ikona e modës, Donatella Versace.
Fustani saten duket i thjeshtë me prerje anash, ndërkohë që 40-vjeçarja zgjodhi një grim të thjeshtë e me flokë të lëshuara përpara fytyrës.
Shkëlqimi i nuses u rrit më tej me bizhuteritë që peshonin 62 karat dhe ishin të gjitha nga Stephanie Gottlieb.
Sam në anën tjetër zgjodhi një kostum të mbyllët me një këmishë të bardhë e fjongo të zezë.
Të porsamartuarit u larguan në orën 22:15 me një Rolls Royce. Në momentin që po largoheshin, të ftuarit rrethuan makinën e tyre me xixëllonja.
Kjo vlen të ceket se është martesa e tretë e Britney, pas asaj me Jason dhe Kevin. /Telegrafi/