Pasi nuk arriti suksesin e planifikuar me shfaqjet live në Las Vegas, këngëtarja e muzikës pop ka vendosur të nxjerrë një linjë të sajën të brendshmesh.
Britney e ka bërë publik këtë fakt përmes një fotoje të postuar në profiling e saj Twitter e veshur me një komplet provokues të brendshmesh ngjyrë të zezë.
Projekti i saj quhet “The intimate collection” dhe Britney ka pozuar vetë duke u shfaqur mjaft seksi në të brendshmet e para të kësaj kompanie.
Kjo nuk është hera e parë që artistja provon fatin në biznesin e modës. Vetëm pak kohë më parë ajo nxori parfumin e saj “Fantasy”, i cili i solli miliona dollarë fitime. /Telegrafi/