Telegrafi

Britney Spears renditet si personi më me ndikim në botë

Foto: Getty Images

Ikona e muzikës pop, Britney Spears, ka zënë vendin e parë.

Bëhet fjalë për një sondazh të realizuar nga TIME, bazuar në votat e lexuesve të tyre.

Në sondazhin për listën vjetore të njerëzve më me ndikim, biondja mori 1.8 milionë vota.

Britney Spears (Foto: Getty Images)

Autorja e “Oops!…I Did It Again” ka qenë fokus i mediave kohët e fundit pasi foli hapur kundër kujdestarisë 13-vjeçare të babait të saj.

Britney e cilësoi marrëveshjen si abuzive dhe tanimë duket se është vetëm një hap larg drejt lirisë. Babai i saj, Jamie, ndërkohë ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për t’i dhënë fund kujdestarisë edhe pse ai pretendon se çdo veprim i tij ka qenë në funksion të mirë të së bijës.

Lexo po ashtu Pak ditë pas raportimeve për fejesë - i dashuri i Britney Spears fshiu fotot e unazës me pretendimin se i është hakuar llogaria në Instagram

Punonjësit e kujdesit shëndetësor ndoqën Spears në vendin e dytë me 3.1% të votave, zhvilluesit e vaksinave në vendin e tretë, në të katërtin grupi BTS dhe në të pestin Simone Biles.

Britney Spears (Foto: Instagram)

39-vjeçarja këto ditë është përfolur edhe për një fejesë me partnerin e saj, trajnerin Sam Asghari.

Megjithatë, akoma asgjë nuk është pohuar e as mohuar nga e dyshes së famshme. /Telegrafi/