Ikona e muzikës pop, Britney Spears, ka zënë vendin e parë.
Bëhet fjalë për një sondazh të realizuar nga TIME, bazuar në votat e lexuesve të tyre.
Në sondazhin për listën vjetore të njerëzve më me ndikim, biondja mori 1.8 milionë vota.
Autorja e “Oops!…I Did It Again” ka qenë fokus i mediave kohët e fundit pasi foli hapur kundër kujdestarisë 13-vjeçare të babait të saj.
Britney e cilësoi marrëveshjen si abuzive dhe tanimë duket se është vetëm një hap larg drejt lirisë. Babai i saj, Jamie, ndërkohë ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për t’i dhënë fund kujdestarisë edhe pse ai pretendon se çdo veprim i tij ka qenë në funksion të mirë të së bijës.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor ndoqën Spears në vendin e dytë me 3.1% të votave, zhvilluesit e vaksinave në vendin e tretë, në të katërtin grupi BTS dhe në të pestin Simone Biles.
39-vjeçarja këto ditë është përfolur edhe për një fejesë me partnerin e saj, trajnerin Sam Asghari.
Megjithatë, akoma asgjë nuk është pohuar e as mohuar nga e dyshes së famshme. /Telegrafi/