Site icon Telegrafi

Britney Spears reklamon linjën e të brendshmeve

Së fundmi ajo ka treguar se mund të jetë e suksesshme edhe në një fushë tjetër veç muzikës. Spears ka pozuar për linjën e saj të të brendshmeve ku dukej në formë dhe shumë seksi.

33-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve, ka shkrepur një prej fotove të saj më të mira. Përveçse nuk ka vënë zgjatime floku, por është fotografuar me flokët e saj natyralë, Britney duket t’i jetë nënshtruar shumë pak retushimit digjital. Ajo ka treguar format e saj natyrale.

Kohët e fundit, duket se këngëtarja ka gjetur qetësinë shpirtërore dhe lumturinë. Një prej arsyeve është pa dyshim i dashuri i saj i ri, Charlie Ebersol. /Telegrafi/ 

Exit mobile version