Telegrafi

Britney Spears publikon këngën e re “Mood Ring”

Britney Spears (Foto nga Mike Windle/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Britney Spears ka pauzuar nga sjellja e materialeve të reja në kuadër të industrisë muzikore për katër vite.

Tashmë këngëtarja ka vendosur që t’i befasojë fansat, duke sjellë këngën e saj të re “Mood Ring”, shkruan Metro.co.uk.

“Ajo që kërkuat është këtu tani. Shpresoj që të dëgjoni me zë të lartë ‘Mood Ring'”, ka shkruar Britney në rrjetin social Instagram.

Jon Asher, i cili bashkë-shkroi këngën, tregoi kohët e fundit në një interpretim ‘live‘ se kishte menduar edhe për një duet mes Britney dhe “The Chainsmokers”

Lajmi vjen disa javë pasi Spears publikoi kopertinën e re. Fotografia e shpërndarë paraqet këngëtaren të shtrirë në shkretëtirë, teksa mban të veshur një fustan me ngjyrë ari. /Telegrafi/