Sam Asghari të enjten (17 gusht) paraqiti kërkesën për divorc, duke pretenduar se Britney Spears e tradhtoi dhe e rrahu atë.
“Ajo po mer disa këngë nga disa artistë të mëdhenj”, tregon një person i afërt me yllin e ikonës pop për Page Six.
Thuhet se artistja amerikane momentalisht është përqendruar në librin e saj të shumëpritur “The Woman In Me”, i cili pritet të dalë më 24 tetor.
Fituesja e ‘Grammy’ nuk ka publikuar asnjë album që nga viti 2016, ku i fundit mbetet “Glory”.
Page Six njoftoi në maj se biondja ka filluar të përgatitej për një album të ri, nga i cili mori shumë oferta, disa prej të cilave i refuzoi, ndonëse përfshihej edhe një bashkëpunim me Beyonce.
Lajmi për një album të ri erdhi vetëm një ditë pasi bashkëshorti i saj bëri kërkesën për divorc.
Trajneri i fitnesit kërkoi që këngëtarja të paguante mbështetjen bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të tij.
Çifti u takuan në tetor të vitit 2016, u fejuan në shtator 2021 dhe u martuan në qershor 2022. /Telegrafi/