Telegrafi

Britney Spears njofton fansat për anulimin e aktiviteteve muzikore, për shkak se do të kujdeset për babanë e saj të sëmurë

Britney Spears. Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver

Britney Spears ka njoftuar fansat e saj se do të heq dorë për pak kohë nga aktivitetet e saj muzikore, për tu rikthyer në Las Vegas.

Këtë njoftim ajo e bëri të premten përmes rrjeteve sociale, gjersa tregoi se arsyeja e këtij pushimi do të jetë kudjesi ndaj babait të saj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Britney Spears (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Jamie Spears është babai i 37-vjeçares, i cili po përballet me një gjendje të rëndë të zorrës së tij të trashë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk e di se nga t’ia filloj, sepse kjo është aq e vështirë për mua përj ta thënë”, shkroi Britney në Instagram.

“Unë nuk do ta bëj shfaqjen time të re ‘Domination’. Kam pritur gjatë për ta bërë këtë shfqae dhe për t’ju parë këtë vit, kështu që ky anulim thyen zemrën time”, vazhdoi ajo.

Posti u shoqërua nga një imazh të Britneyt kur ishte e re, dhe pozonte krah prindërve të saj.

“Sidoqoftë, është e rëndësishme që gjithmonë të vendosni familjen tuaj në rend të parë, dhe ky është vendimi që duhet të bëj. Nja dy muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe pothuajse vdiq”, u tha 37-vjeçarjafansave të saj.

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ajo shtoi se ajo ishte ‘aq mirënjohëse’ që babai i saj i mbijetoi sëmundjes, por ai ende ka një rrugë të gjatë përpara.

Babai i Britney kaloi pothuajse një muaj të plotë në spital dhe po rikuperohet në shtëpi, duke pritur të bëjë një rimëkëmbje të fortë. /Telegrafi/

Britney Spears (Foto: Mike Windle/Getty Images/Guliver)