Site icon Telegrafi

Britney Spears ndryshon sërish pamjen, kthehet në bionde

Britney Spears (Foto: Michelangelo Di Battista/Sony/RCA via Getty Images)

Britney Spears është kthyer sërish në flokë të bardha, ngase mendon se biondet argëtohen më shumë.

Ylli i muzikës pop, 37-vjeçe, ka ndarë një video të re në Instagram, ku tregon se është kthyer sërish në stilin e saj të vjetër.

Lexo po ashtu Britney Spears bëhet brune sërish

“Ndoshta biondet argëtohen më shumë”, ka shkruar Spears krahas këtij imazhi, e cila debutoi muajin e kaluar me flokët me të errëta, duke u transformuar tërësisht.

Britney Spears kthehet në stilin e vjetër (Foto: Instagram)

Veç tjerash, herët këtë vit, Spears ka thënë në Twitter se dëshiron të marrë një pushim prej punës, pasi babai i saj, Jammie, kishte disa probleme shëndetësore.

“Shpresoj që nuk më keni harruar”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar në Instagram. “Jam duke e bërë këtë ndryshim për shkak se dua të fokusohem në atë që dua”.

“Kam qenë duke punuar gjatë gjithë kohës, që prej moshës 8-vjeçe. Nganjëherë është mirë të ndalosh dhe më vonë të reflektoni. Unë kam fansat më të mirë në botë”, ka thënë Britney.

Kujtojmë që ylli amerikan gjatë këtij viti ishte shtrirë vullnetarisht në një qendër të shëndetit mendor, sepse e kishte pasur të vështirë që të përballej me sëmundjen e babait. Ndërkaq, më vonë kishte thënë se babai e ka detyruar të shtrihej në atë qendër dhe se ia ka dhënë me zor barnat që në të kaluarën ka refuzuar t’i marrë, edhe pse ishin me rekomandim të mjekut. /Telegrafi/

Exit mobile version