Britney Spears duket se çdo ditë e më tepër po e merr veten pas probleme psikike, me ç’rast javën e kaluar ishte larguar nga një spital psikiatrit.
Në këtë gjë më së shumti po e ndihmon i dashuri i këngëtares amerikane, Sam Asghari, i cili nuk po i ndahet për asnjë çast.
Këtë e ka dëshmuar biondina përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar imazhe të ndryshme.
“Jam shumë e bekuar që e kam këtë në lagje. Sapo mora një biçikletë të re dhe më duket si parajsë”, shkroi Spears.
Ndryshe, Spears duket se është fokusuar tek mirëqenia e saj emocionale gjersa pritet të sjell edhe një këngë të re. /Telegrafi/