Site icon Telegrafi

Britney Spears lajmërohet nga psikiatria dhe kërkon privatësi

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Britney Spears iu është lajmëruar fansave të saj për t’i njoftuar se është mirë dhe së shpejti do të kthehet në skenë.

Këtë veprim e ka bërë për t’u dhënë fund thashethemeve që po qarkullojnë në javët e fundit lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Para një muaji, këngëtarja ishte regjistruar në një klinikë psikiatrike dhe pastaj ishte raportuar se po qëndron detyrimisht në spital. Madje ka pasur fansa të saj që kanë protestuar jashtë spitalit për ta lëshuar 37-vjeçaren.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Mirëpo, Britney u ka thënë miqve dhe fansave të saj se e ka të domosdoshme qetësinë dhe ka kërkuar privatësi.

“Desha t’ju përshëndes, sepse gjërat kanë dalë nga kontrolli. Për shkak të spekulimeve, familja ime dhe ekipi im po marrin kërcënime me vdekje, po shkruhen çmenduri totale”.

“Unë kam nevojë për kohë për vetën dhe krejt kjo që ndodh vetëm sa ma përkeqëson gjendjen. Mos besoni gjithçka që dëgjoni dhe lexoni”, ka thënë Spears duke e akuzuar ish-menaxherin dhe të dashurin, Sam Lutfi, se ka shkruar në emër të sajin nga adresa të rrejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version