Telegrafi

Britney Spears konfirmon se është martuar me Sam Asgharin?

Britney Spears me sa duket ka konfirmuar se është martuar me të fejuarin, Sam Asghari, në një postim të shpërndarë të mërkurën në Instagram.

Këngëtarja 40-vjeçare e quajti aktorin 28-vjeçar ‘burri im’ në një mbishkrim të një klipi të shkurtër, që tregonte çiftin duke u puthur nën ujë teksa po notonin në një pishinë.

“Dje unë dhe bashkëshorti im shkuam për të notuar. Unë jam si një peshk”, ka shkruar Britney, e cila ka treguar këtë javë se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Britney Spears dhe Sam (Foto: Film Magic)

Videoja tregoi gjithashtu yllin e muzikës pop shtatzënë duke u zhytur në pishinë ndërsa kishte veshur bikini.

Ajo gjithashtu kreu një numër lëvizjesh mbresëlënëse noti nën ujë, si dhe notoi nga një skaj i pishinës në tjetrin.

Lexo po ashtu Britney Spears është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e ri Sam Asghari

“Unë shkoj shumë thellë, atëherë më duhet t’i kujtoj vetes që duhet të dilni për ajër. Kam dëgjuar se uji është ushtrimi më i mirë për foshnjat”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Britney i referohet Sam si bashkëshorti i saj.

Ajo përdori këtë etiketim në njoftimin e shtatzënisë të hënën, si dhe një postim në Instagram më 4 mars për ditëlindjen e 28-të të Sam.

Çifti u fejuan në shtator 2021 pas afro pesë vitesh lidhje. Sam i dhuroi Britneyt një unazë fejese me një diamant 4 karatësh. /Telegrafi/