Britney Spears i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram duke treguar se po bën më mirë.
Këngëtarja, 39 vjeçare, ndau një video të shkurtër për t’iu përgjigjur disa prej gjërave që fansat i kanë kërkuar asaj në rrjetet sociale.
Pyetja e parë kishte të bënte me vallëzimet e shpeshta që Spears poston, duke treguar se ndihet jashtëzakonisht mirë për sa kohë që përqëndrohet në atë pikë.
Ndër pyetjet tjera ishte ‘nëse jam mirë?’, po, jam plotësisht mirë, jam jashtëzakonisht e lumtur.
“Unë kam një shtëpi të bukur. Fëmijë të bukur dhe po bëj një pushim tani, po argëtohem”, u përgjigj ajo.
Fansat po ashtu kanë ndjekur nga afër çështjen e saj të konservatoritetit, e cila ka parë yllin që kërkon që babai i saj, Jamie Spears, të zëvendësohet.
Këngëtarja është nën urdhër që nga viti 2008, që do të thotë se nuk ka kontroll mbi vendimet e saj financiare dhe personale.
Britney nga ana tjetër po shijon lidhjen me Sam Asghari me të cilin aktualisht gjendet në Malibu. /Telegrafi/