Britney Spears ka vazhduar fushatën e saj për të mbledhur fansat në mes të pandemisë globale të coronavirusit.
Të mërkurën, ylli i muzikës pop 38-vjeçe, ndau një ilustrim në Instagram përmes të cilit thuhet, ‘Vetmia ime po më shpëton, sesa po më vret’.
Në mes të pandemisë, njerëzve në mbarë globin u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.
Britney u shfaq shumë e impresionuar nga ilustrimi – i cili gjithashtu paraqiste një shishe sanitare – ndërsa ajo ndau imazhin me 23.8 milionë ndjekësit e saj.
“Mjaftueshëm e thënë dhe faleminderit për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët pa u lodhur janë duke punuar për të na mbajtur të sigurt gjatë kësaj kohe”, ka thënë ajo krahas postimit.
Muajin e kaluar, Britney ishte parë sërish duke u afruar me ndjekësit, teksa po i inkurajonte të kujdeseshin më shumë për veten e tyre.
Këngëtarja në rrjetet sociale shpërndau një video-mesazh optimist, duke u treguar se si do të përdorë joga për të frymëzuar një jetë të shëndetshme gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/