Ajo u shfaq në një video të hënën për të festuar lajmin se babai i saj kishte pranuar të jepte dorëheqjen si kujdestar i saj.
Dhe Britney Spears u vu re përsëri më vonë të premten teksa pushonte dhe ndizte një cigare, shkruan DailyMail.
39-vjeçarja u fotografua nga paparacët në timonin e një veture pranë shtëpisë së saj në Thousand Oaks.
Britney dukej ishte e veshur krejt thjeshtë dhe kishte një palë syze dielli në sy për të bllokuar diellin shpues.
Ajo u pa duke nxjerrë hirin e cigares së saj jashtë dritares.
Ndërsa ajo ishte jashtë, këngëtarja e hitit “Womanizer” zbriti nga vetura e saj dhe shkoi në një dyqan për të marrë një pije.
Edhe pse Britney nuk duket se e publikon pirjen e duhanit në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ajo pranoi që në një intervistë për “People” në vitin 2002 se ndonjëherë pi cigare.
Disa ditë më parë avokatët e babait të saj, Jamie Spears, njoftuan se ai planifikonte të tërhiqej nga pozicioni i tij si kujdestar i saj dhe menaxhues i karrierës. /Telegrafi/