Telegrafi

Britney Spears fillon albumin e ri

Krijuesja e hitit “Toxic” po punon me Elijah Blake, që më parë ka punuar me Rihannën dhe Usher, për krijimin e albumit të ri.

“Mendoj se fansat do të jenë të befasuar nga ajo. Unë do të thosha se definitivisht Britney është e papritur në shumë mënyra dhe ajo po luan aq shumë me zhanret dhe me tekstet nëpër këngët e saj. Është e mrekullueshme”, ka thënë Blake.

Albumi i tetë i Britney Spars vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi rikthimin e saj të fuqishëm në skenë me albumin “Femme Fatale”./Telegrafi/