Telegrafi

Britney Spears, ëndrra e paplotësuar e Hugh Hefner

Themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, kishte pasur shumë dëshirë që Britney Spears të ishte në ballinën e revistës më të famshme për meshkuj. Këtë e ka konfirmuar gazetarja Heidi Paker, e cila ka punuar për të gjatë viteve 2003-2006.

Paker, e cila aktualisht është gazetare e Daily Mail, ka thënë se bosi i Playboy ishte ndër njerëzit më interesantë me të cilët ka punuar, ndërsa njëkohësisht ishte edhe shumë kërkues.

Lexo po ashtu Modelja e Playboy, Price rrëfen se çfarë ndodhte brenda rezidencës se Hugh Hefnerit

“Me çdo kusht dëshironte që Britney Spears të ishte në ballinën e Playboy të vitit 2004. Në fakt, qëkur ajo i mbushi 18 vjet, ai e dëshironte vazhdimisht në kopertinën e revistës”.

Hugh Hefner ndërroi jetë në moshë 91 vjeçare

“Ishte i dashuruar në të. Madje ma dërgoi me faks të shkruar: ‘E dua Britney Spearsin në ballinë. Hef'”, ka treguar gazetarja.

Edhe pse Paker vazhdonte t’i sillte emra të njohur, si Pink, Jaime Pressly, Jennifer Tilly, Eva Herzigova e Paris Hilton, Hefner nuk ndërronte mendje dhe vazhdonte ta kërkonte Britneyn.

Nga dita kur Britney i mbushi 18 vjet, Hefner e dëshironte në ballinën e Playboy

“E dua Britneyn. Nuk e dua askënd tjetër, ose Britneyn ose askë. Bindeni që ta bëjë, revista do të shitet çmendurisht”, kishte thënë ai.

Asokohe, menaxheri i Spears kishte thënë se ekziston mundësia, mirëpo gjasat ishin minimale që ajo të pozonte për Playboy.

Shumë femra të bukura kanë pozuar për revistën e tij

Hugh Hefner ndërroi jetë më 18 shtator të këtij viti në moshë 91 vjeçare, ndërsa asnjëherë nuk iu plotësua dëshira që ta shihte Britneyn në ballinën e revistës së tij. /Telegrafi/