Themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, kishte pasur shumë dëshirë që Britney Spears të ishte në ballinën e revistës më të famshme për meshkuj. Këtë e ka konfirmuar gazetarja Heidi Paker, e cila ka punuar për të gjatë viteve 2003-2006.
Paker, e cila aktualisht është gazetare e Daily Mail, ka thënë se bosi i Playboy ishte ndër njerëzit më interesantë me të cilët ka punuar, ndërsa njëkohësisht ishte edhe shumë kërkues.
“Me çdo kusht dëshironte që Britney Spears të ishte në ballinën e Playboy të vitit 2004. Në fakt, qëkur ajo i mbushi 18 vjet, ai e dëshironte vazhdimisht në kopertinën e revistës”.
“Ishte i dashuruar në të. Madje ma dërgoi me faks të shkruar: ‘E dua Britney Spearsin në ballinë. Hef'”, ka treguar gazetarja.
Edhe pse Paker vazhdonte t’i sillte emra të njohur, si Pink, Jaime Pressly, Jennifer Tilly, Eva Herzigova e Paris Hilton, Hefner nuk ndërronte mendje dhe vazhdonte ta kërkonte Britneyn.
“E dua Britneyn. Nuk e dua askënd tjetër, ose Britneyn ose askë. Bindeni që ta bëjë, revista do të shitet çmendurisht”, kishte thënë ai.
Asokohe, menaxheri i Spears kishte thënë se ekziston mundësia, mirëpo gjasat ishin minimale që ajo të pozonte për Playboy.
Hugh Hefner ndërroi jetë më 18 shtator të këtij viti në moshë 91 vjeçare, ndërsa asnjëherë nuk iu plotësua dëshira që ta shihte Britneyn në ballinën e revistës së tij. /Telegrafi/