Telegrafi

Britney Spears: E them me zë të lartë, lutem që prindërit e mi të ‘digjen në ferr’

Foto: Arkiv

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Britney Spears, ka bërë një rrëfim së fundmi në lidhje me babanë e saj, Jamie Spears dhe të ëmën, Lynne Spears.

Mbrëmjen e së dielës, këngëtarja e “Oops!…I Did It Again” ka postuar një audio-klip në Instagram, përmes të cilit i është drejtuar me fjalë të ashpra prindërve.

Britney tha se vendosi të ndajë diçka që nuk e kishte zbuluar më parë – se duhej të kalonte tre MRI (rezonanca) përpara se të dërgohej në “atë vend”. Ajo theksoi se kishte një kist kur ishte më e re, rreth tetë vjeç, dhe se ishte e shqetësuar se mund të ishte kancerogjene, por mjekët e siguruan se ajo ishte mirë pas një rezonance.

Gjatë konservatorit, ajo tha se kishte tre MRI (rezonanca) dhe kshte ngecur në makinë për një orë, gjë që ajo tha se nuk “kishte kuptim” për të. Në një moment, ajo pyeti veten nëse familja e saj po i fshihte asaj një “sekret” se ajo kishte kancer dhe ky ishte një lloj i ri i trajtimit të kancerit.

Lexo po ashtu Britney Spears: Ndjehem sikur një pjesë e imja ka vdekur që kur djemtë e mi u larguan nga unë

Ajo tha se ishte “e hutuar” dhe donte ta besonte këtë sepse kishte “më shumë kuptim”, por shtoi “asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë” dhe se duhet të konkludojë se familja e saj ishte thjesht “e keqe” dhe përfundoi klipin audio duke thënë: ” Me të vërtetë ndjeva sikur babai im po përpiqej të më vriste dhe shpresoj se ai digjet në ferr.

E njëjta gjithashtu siguroi fansat e saj se është “ende gjallë” dhe “mirë”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë për mua të pranoj faktin që familja ime ma bëri këtë … do të jetë e vështirë për mua për pjesën tjetër të jetës sime… sa për nënën dhe babanë tim do e them me zë të lartë dhe krenare… Lutem që të dy të digjeni në fer”, tha mes tjerash artistja.

Biondja këtë kohë ka qenë në probleme edhe me ish-bashkëshortin për shkak të djemve të saj, që tani janë larguar nga ajo. /Telegrafi/

Britney Spears me familjen (Foto: Getty Images)