Telegrafi

Britney Spears dhe Sam Asghari publikojnë video në momente intime, teksa shijojnë pushimet në një vend tropikal

Britney Spears dhe Sam Asghari shfaqen më të lumtur se kurrë në një klip të shkurtër që këngëtarja e “Toxic” ndau në Instagram të premten.

Nëna e dy fëmijëve, 41 vjeçe, dhe burri i saj i pashëm, 29 vjeç, dukej se ishin në një resort luksoz tropikal.

Sipas videos, ata ishin duke kërcyer, përqafuar si dhe duke u puthur përpara kamerës.

Foto: Instagram

Krijuesja e hitit “Womanizer” kishte veshur një fustan të bardhë shumë të shkurtër, të kombinuar me sandale me taka të larta me platformë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Flokët e bardha i kishte lënë tërësisht të lëshuar, ndërsa kishte vënë dhe një palë syze dielli.

Foto: Instagram

Ndërkohë, trajneri i fitnesit për paraqitjen e tyre zgjodhi një kostum gri me një bluzë të bardhë poshtë xhaketës.

Çifti i martuar janë ngacmuar me njëri-tjetrin dhe në një moment këngëtarja e “Circut” ka marrë një pozë teksa kapi gjoksin.

Foto: Instagram

Një pishinë, peisazh i harlisur dhe shumë dhoma hoteli mund të shiheshin në sfondin e klipit të shkurtër.

Pushimet janë të nevojshme për të pasi këngëtarja po vazhdon të merret me drama nga familja e saj.

Foto: Instagram

Së fundmi ajo u akuzua nga familjarët se po përdor një lloj droge dhe se do të ketë fundin si Amy Winehouse. /Telegrafi/