Site icon Telegrafi

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë ndërprerë çdo kontakt me njëri-tjetrin

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk flasin më me njëri-tjetrin, me avokatët e tyre të divorcit, që tani realizojnë të gjithë komunikimin mes ish-çiftit.

Dyshja kanë folur secili në rrjetet sociale për ndarjen, ndonëse kërkesën për divorc e bëri trajneri i fitnesit.

Por pavarësisht kësaj, ata në fakt nuk i kanë thënë asnjë fjalë njëri-tjetrit, raporton Us Weekly.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë, burimet i thanë TMZ se i gjithë komunikimi mes të dyve përfundoi kur Asghari i paketoi gjërat dhe u largua nga shtëpia e yllit.

Lexo po ashtu Britney Spears thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Sam Asghari: Jam pak e tronditur

Të gjitha diskutimet, negociatat dhe procedurat e divorcit tani do të trajtohen nga secili prej ekipeve të tyre ligjore.

Foto: Screenshot/Instagram

Spears foli për herë të parë për divorcin të premten mbrëma, duke pranuar se është ‘pak e tronditur’ nga kthesa e ngjarjeve.

Këngëtarja e “Toxic” foli për herë të parë në Instagram duke thënë se “sinqerisht kjo nuk është punë e askujt, por nuk mund ta durojë më dhimbjen”.

Foto: Screenshot/Instagram

Përpara Asgharit, krijuesja e hitit “Sometimes” ka qenë në vëmendje për disa lidhje të tjera.

Ajo nga një marrëdhënie e mëparshme ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Film Magic
Exit mobile version