Këngëtarja e famshme, Birtney Spears, ka kaluar plot 30 ditë në Spitalin e Shëndetit Mendor.
Shkas i ngarkesës së tepërt dhe tragjedisë së pësuar nga sëmundja e rëndë e babait të saj, këngëtares iu desh një rehabilitim.
Këngëtarja e hitit “Toxic” është marrë nga i dashuri i saj, Sam Asghari të mërkuërn pasdite nga qendra spitalore e kujdesit mendor, raporton Blastreports.
Çifti janë larguar së bashku për në shtëpinë e Britney Spearsit, në Kaliforni.
Përgjatë 30 ditëve, doktorët janë kujdesur që artistja të shërohet me përdorimin e medikamenteve të duhura por edhe me terapitë psikologjike.
Spears përndryshe ka anuluar edhe turneun e saj të koncerteve prej muajsh për shkak të këtyre problemeve. /Telegrafi/