Këngëtarja amerikane, Britney Spears, së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Të mërkurën këngëtarja e hitit “Gimme More”, 37-vjeçe, ka prezantuar ngjyrën e re të flokëve përmes një postimi në Instagram, duke thënë se motra e saj, Jamie Lynn Spears, e ka inspiruar për këtë ndryshim në pamje.
“Fytyrë e njëjtë, fustani i njëjtë, flokët e reja”, Spears ia ka vënë përshkrimin videos. “Po, motra ime më ka inspiruar për flokë më të errët”, vazhdon më tej ajo, ku duket krejtësisht ndryshe nga bionde siç jemi mësuar ta shohim.
Hera e fundit kur ylli i muzikës pop u shfaq me këtë stil të flokëve ishte viti 2013.
Ndërkohë, një koment rreth këtij ndryshimi e ka marrë edhe nga i dashuri saj, Sam Asghari, teksa i thotë “e bukur me të bardha e po ashtu edhe me të zeza”.
Ky i fundit në një intervistë për “Entertainment Tonight” u shpreh se dëshiron të martohet në të ardhmen me Britneyn, madje shumë shpejt. /Telegrafi/