Britney Spears e ka mahnitur publikun me performancën e saj në “Billboard Music Awards”.
34-vjeçarja e ngriti shumë lart stekën e spektaklit në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit mbrëmjen e të dielës, me kërcimet e saj energjike dhe me veshjen e saj provokuese.
Këngëtarja e nisi performancën e saj me hitin e vitit 2013 “Work B***h”, të cilin e shoqëroi me lëvizje shumë të ndërlikuara, transmeton TCH.
Duket qartë se këngëtarja është në një formë të shkëlqyer fizike, si në fillim të viteve 2000.