Site icon Telegrafi

Britney shfaqet me të brendshme në klip dhe kjo pëlqehet (Foto/Video)

Videoklipi i këngës së re, e sjell Britney Spearsin në një formë mbresëlënëse të fizikut të saj.

Këngëtarja e shumë hiteve është kujdesur që me rikthimin e saj në botën e muzikës të duket shumë joshëse.

Kënga e re mban titullin “Make Me”, ndërsa Britney shfaqet me të brendshme në videon muzikore.

Për realizmin e kësaj kënge, 34-vjeçarja ka bashkëpunuar me G-Easy, kurse “Make Me” i paraprin albumit më të ri të këngëtares, “Glory”, që pritet të dalë në treg më 26 gusht.

Ndryshe, për më pak se 24 orë, videoja është shikuar afro dy milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version