Ai mund të jetë larg vëmendjes, por vëllai i Britney Spears, Bryan, është e qartë se është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së këngëtares.
Britney ka postuar të premten në Instagram një fotografi të ëmbël familjare të Bryan me dy djemtë e saj, gjatë festimeve të 40-vjetorit të tij.
“Kaluam për mrekulli në festimin e ditëlindjes së vëllait tim dje!”, shkruan Britney pranë fotografisë së publikuar, transmeton TCH.
Duke folur për revistën People dy vite më parë, Britney ka thënë se familja është gjithçka për të. “Fëmijët e mi janë të parët, dhe të fundit”, ka thënë ajo për djemtë me ish bashkëshortin Kevin Federline.
“Detyrat e shtëpisë janë prioritet. Kemi krijuar një sistem çmimesh për ti motivuar. Nëse marrin A në shkollë, ata kanë një lodër në muaj”, ka rrëfyer ajo.