Britney Spears shpesh është akuzuar nga ndjekësit e rrjeteve sociale se e përdor Photoshopin për rregullim e fotografive të saja.
Shfaqja e linjave të pëlqyera trupore tashmë është një trend në Instagram, ndërsa yjet jo rrallëherë e përdorin programin për rregullimin e fotografive që të shfaqen sa më të përsosura përpara fansave të tyre.
Mirëpo, me anë të një videoje të publikuar të premten në Instagram, Britney i ka dëshmuar format trupore që i posedon.
Ajo shfaqet e shtrirë në plazh teksa është e veshur vetëm me bikini me ngjyrë të verdhë. Ndërsa i bën disa lëvizje joshëse dhe më pas tregon aftësitë e saja akrobatike.
Pranë fotografisë ka të shkruar “TGIF” që është shkurtesë për “Faleminderit Zot që është e premte” (Thank God It’s Friday). /Telegrafi/