Telegrafi

Britney pozon sërish e zhveshur, pavarësisht lutjeve të djemve të saj që të mos e bëjë këtë

Britney Spears

Britney Spears ka publikuar sërish një fotografi, në të cilën shfaqet krejtësisht e zhveshur, pavarësisht lutjeve të djemve të saj që të mos e bëjë këtë.

Në muajt e fundit, këngëtarja ka postuar rregullisht imazhe në profilet e saj në rrjetet sociale, shpesh duke pozuar krejtësisht e zhveshur.

Derisa javën e kaluar e fshiu profilin e saj në Instagram, princesha e muzikës pop u zhvendos në Twitter për të ndarë një tjetër pozë nudo, këtë herë të realizuar në shtrat.

Shumë nga fansat e kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me shëndetin e saj mendor duke i sugjeruar këngëtares që të kërkonte ndihmë.

Fotografia më e fundit e Spears vjen dy muaj pasi ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, kishte thënë se djemtë e tyre, Jayden dhe Preston, kanë vendosur të mos e shohin atë pikërisht për shkak të veprimeve të këtij lloji.

Federline, i cili ishte i martuar me Spears nga viti 2004 deri në 2006, shtoi se ai “nuk mund ta imagjinojë se si është të jesh një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme ndërsa nëna e tyre poston selfie nudo”. /Telegrafi/