Telegrafi

Britney nuk ka të drejtë juridike mbi pasurinë e saj

Britney Spears (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Britney Spears qe 12 vite nuk ka kontroll ligjor mbi jetën dhe pasurinë e saj. Gjykata e ka detyruar për kujdestari, e cila është fuqi deri më 30 prill të këtij viti.

Këngëtarja është në kujdestari juridike që nga viti 2008 kur kishte pasur probleme të shumta mendore dhe kishte bërë gjeste të pahijshme në publik.

Që atëherë, gjithçka që posedon, patundshmëri dhe para, janë vënë nën kontroll të babai të saj, Jamie Spears dhe avokatit Andrew Wallet.

Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Fansat shpesh kanë reaguar për këtë gjë duke thënë se të tjerët e kontrollojnë dhe manipulojnë me jetën e yllit të muzikës pop.

Lexo po ashtu Britney vazhdon ta kërkojë kujdestarinë për djemtë e saj

Mirëpo, burime pranë familjes së saj thonë se ky vendim ka ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, si edhe në aspektin financiar të këngëtares.

Business Insider bën të ditur se babai dhe avokati i Britneyt mbikëqyrin pasurinë në vlerë prej 59 milionë dollarësh. /Telegrafi/