Site icon Telegrafi

Britney humb në gjykatë, babai i saj do të vazhdojë t’ia menaxhojë financat dhe jetën e këngëtares

(Foto: Instagram/britneyspears)

Britney Spears e ka humbur procesin gjyqësor kundër babait të saj, i cili para 12 vitesh ka marrë kujdestarinë ndaj saj.

Gjykata amerikane e ka hedhur poshtë përpjekjen e këngëtares që të jetë sërish kontroll mbi financat dhe të marrë vet vendime për jetën e saj.

Jamie Spears është kujdestari ligjor i vajzës së tij qe 12 vite, sepse shqetësohet për shëndetin e saj mendor – shkruan BBC.

(Foto: Instagram/britneyspears)

Avokati i këngëtares ka thënë se ylli i muzikës pop ka frikë nga babai dhe nuk do të performojë derisa ai mbetet në rolin e kujdestarit të saj.

Lexo po ashtu Pasi u keqtrajtua në fëmijëri, Paris Hilton frikësohet për fatin e Britney Spears

Në anën tjetër, avokatja e babait të Britneyt ka theksuar se Jamie gjithmonë ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës së tij.

(Foto: Instagram/britneyspears)

Sipas një marrëveshje që e ka sjellë gjykata, Spears nuk i ka kontrolluar financat dhe vendimet për karrierën që nga viti 2008. Kjo e drejtë rëndom u merret personave që nuk janë në gjendje t’i marrin vet vendimet, siç janë ata me demencë apo sëmundje të tjera mendore.

Për këtë arsye, në 12 vitet e fundit, babai dhe avokati kanë drejtuar me pasurinë dhe jetën personale të këngëtares duke përfshirë edhe përzgjedhjen e mjekëve që e trajtojnë atë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/britneyspears)
Exit mobile version