Telegrafi

Britney e rregullt në stërvitje, linjat e saj janë për t’u admiruar (Foto/Video)

Qe disa muaj, Britney Spears i ka kthyer linjat e dëshiruara trupore dhe e gjitha kjo falë ushtrimeve të vazhdueshme.

Princesha e muzikës pop shpesh publikon video dhe fotografi nga stërvitjet e saja për t’u treguar fanseve se çfarë duhet bërë për të pasur një trup si të sajin.

Lexo po ashtu Britney tregon çfarë stërvitjesh duhet të bëni për një trup si ajo (Foto/Video)

Një video të tillë e ka publikuar gjatë të martës, në të cilën paraqitet duke ushtruar në ambient të jashtëm, ndërsa vëmendjen sërish e ka marrë gjoksi i saj.

Britney bën ushtrime të rregullta (Instagram)

“Ditë e bukur për t’u stërvitur jashtë”, ka shkruar Britney.

Fokusi ishte te gjoksi i këngëtares (Instagram)

Ka kohë që Spears merr lëvdata nga fansat për fizikun e saj. /Telegrafi/