Site icon Telegrafi

Britney dhuron një milion dollarë dhe hap një qendër për fëmijët e sëmurë nga kanceri (Foto)

Getty Images

Britney Spears e ka hapur një qendër për fëmijët e sëmurë me kancer në Las Vegas duke dhuruar një milion dollarë.

Këngëtarja i ka dhuruar paratë e fituara nga shitja e biletave për performancat e saja në Planet Hollywood Resort & Casino, në kuadër të koncerteve “Piece of Me”.

(Foto: Getty Images)

Të shtunën, 35-vjeçarja e ka prerë shiritin në hapjen zyrtare të kësaj qendre mahnitëse.

“Jam shumë e entuziazmuar që ndodhem këtu për kampin e ri NCCF’, e ka nisur Britney fjalimin e saj para të pranishmëve.

“Kemi nisur me grumbullimin e parave në vitin 2014 dhe kemi grumbulluar një milion dollarë për këtë qendër mahnitëse për t’i mbështetur fëmijët dhe familjet ngado që janë”.

(Foto: Getty Images)

“I falënderoj të gjithë për zemërgjerësinë për ta bërë këtë realitet dhe që e bënë të mundur të ndodhte”, ka deklaruar këngëtarja.

Shefi ekzekutiv i NCCF, Jeff Gordon, e ka falënderuar Britneyn për angazhimin që projekti të finalizohej.

“E kemi parë anën e Britney Spears, të cilën nuk e kanë mundësinë ta shohin shumë njerëz. Në raste të këtilla e kupton sa e veçantë është Britney”.

(Foto: Getty Images)

“Ajo është një këngëtare e mrekullueshme, këtë e dimë të gjithë, por ajo shqetësohet për njerëzit dhe kujdeset për ta”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version