Britney Spears dhe i dashuri i saj, Sam Asghari, po kalojnë kohë kualitative së bashku. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet bashkë me të dashurin e saj duke kaluar mirë.
“Unë dhe i dashuri im”, ka shkruar Spears poshtë videos, transmeton Klan Kosova.
Derisa ishte edhe i dashuri i saj që nuk e la pa komentuar këtë vikend të kaluar së bashku.
“Buzëqeshja e saj më bën të çmendem”, ka shkuar ai.
35-vjeçarja Britney dhe 23-vjeçari Sam janë takuar vitin e kaluar derisa këngëtarja po xhironte videoklipin e saj, “Slumber Party”.
“Ne ishim duke realizuar një skenë, na ra të prisnim shumë gjatë së bashku, ishim të detyruar të flisnim me njëri-tjetrin”, ka treguar këngëtarja.
“Ai e dinte emrin tim por nuk më njihte, unë nuk e dija as kush ishte dhe vetëm po flisnim. Nuk ishte asgjë serioze, thjesht po kalonim kohë së bashku derisa po prisnim për të xhiruar”.
“Unë e ruajta numrin e tij rastësisht dhe pas pesë muajsh e gjeta në një letër në çantën time. Mu kujtua që ai ishte shumë i këndshëm dhe e thirra në telefon”, ka treguar këngëtarja kur ka rrëfyer për eksperiencën e saj.