Britney Spears ka mahnitur me një fotografi të publikuar në rrjete sociale.
Këngëtarja u shfaq vetëm në bikine dhe u fotografua gjersa po merrte rreze dielli buzë një pishine, transmeton Telegrafi.
Mirëpo kjo fotografi që mori pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj u shoqërua edhe me shumë komente negative, të cilët e akuzonin atë për përdorim të ‘photoshopit’.
Beli i saj shumë i hollë dhe pjesa nën të që duhej të ishte gur e jo ujë forcon dyshimet se Britney ka përdorur ‘photoshopin’ madje ka dështuar në përdorimin e tij./Telegrafi/