Gjiganti britanik shumëkombësh i naftës dhe gazit British Petroleum do të pushojë funksionimin e tij në fushën më profitabile të naftës në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të shesë të gjithë biznesin e saj në atë shtet.
Një bashkëpunëtor i kompanisë së energjisë Hilcorp Alaska me qendër në Teksas do të paguajë 5.6 miliardë dollarë për interesat e kompanisë në shtetin e Alaskës.
Kompania në një deklaratë tha se shitja do të përfshijë të gjithë biznesin në këtë shtet, përfshirë interesin për sistemin e tubacionit Trans Alaska të transmetimit 800 milje, të cilin firma britanike ndihmoi në ndërtimin e tubacionit të gjatë në mesin e viteve 1970.
British Petroleum është përballur me kritika nga organizatat e mjedisit për shpimet dhe eksplorimin në Alaskë, por shefi ekzekutiv i grupit Bob Dudley, tha se vendimi i fundit është pjesë e qëllimeve afatgjata të kompanisë.
“Alaska ka qenë shumë e dobishme në rritjen dhe suksesin e BP për më shumë se gjysmë shekulli”, tha ai në deklaratë, duke shtuar se kompania ka mundësi të tjera në SHBA dhe në mbarë botën që janë më të përafërta me strategjinë afatgjate të kompanisë.
Kompania filloi të punojë në Alaskë në vitin 1959, duke shpuar pusin e parë në vitin 1968 në fushën e naftës Prudhoe Bay, që ndodhet në veri të Alaskës afër Detit Beaufort në jug të Oqeanit Arktik. /Telegrafi/