Telegrafi

British Airwyas dhe Iberia spanjolle një kompani

Aviokompania britanike "British Airways" (BA) dhe transportuesi spanjoll "Iberia" kumtuan në Londër se kanë arritur pajtueshmëri preliminare për bashkim, që do të realozohej gjatë vitit të ardhshëm 2010. Bashkimin e dy kompanive të mëdha evropiane duhet ta miratojë edhe Komisioni Evropian në Bruksel. 

Me bashkimin, BA dhe Iberia në vit do të kursejnë nga 400 milionë euro.

Dy kompanitë sivjet ballafaqohen me vështirësi në punë dhe me humbje, që janë pasojë e krizës globale financiare dhe ekonomike.

"British Airways" është në negociata të vështira me sindikatat pas paralajmërimeve për pushime nga puna të një pjese të personelit fluturues, i cili tani kërcënohet me greva në ditët para festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

BA është pronar i 13 për qind të aksioneve të "Iberia"-s.

Ekspertët në komunikacionin ajror besojnë se Komisioni Evropian nuk do të bëjë probleme rreth bashkimit britanik-spanjoll, pasi që në vitin 2004 e miratoi hapin e këtillë të "Air Frans"-it francez dhe të kompanisë ajrore holandeze KLM.