Telegrafi

British Airways, vetëm 100 euro për në Londër

Kompania e njohur ajrore “British Airways” ka ulur çmimet pёr nё destinacionet mё atraktive nё fluturime nga Kosova, fushatë kjo e cila do tё zgjasë deri më 15 dhjetor, gjegjёsisht 21 dhjetor dhe pёrmban oferta shumë konkurruese.

Sipas këtyre çmimeve bileta për në Londër, vajtje-ardhje do të kushtojë vetёm 211 euro apo njё-drejtim 113 euro, pёrfshirё tё gjitha taksat, për në New York pёr vetёm 547 euro.

“British Airways” ofron edhe çmime shumё atraktive nё Washington, Chicago e Toronto pёr vetёm 647 euro vajte-ardhje, pёrfshirё tё gjitha taksat si dhe akomodimin dhe transport falas nё Londёr për udhëtimet në Amerikën Veriore.

I kёnaqur qё “British Airways” ofron njё pako tё volitshme pёr udhёtarёt e vet, Albion Idrizi, menaxher i kompanisë pёr Kosovё dhe Shqipёri thekson se ka qindra arsye pёr t’i vizituar destinacionet qё janë pjesё e fushatёs sё “British Airways”, si rënia e funtës dhe dollarit nё relacion me euron. 

“Fushata iu mundëson udhëtarëve të blenë çmime shumë konkurruese, duke i blerë ato me kohë. Synimi tjetër i fushatës është që të stimulojmë tregun, që klientët tanë të rezervojnë sa më herët, gjashtë javë më herët se nisja dhe duke i njohur problemet që i kanë ata me viza. “British Airways” ofron refundim të plotë të biletës në rast se udhëtimi nuk mund të realizohet për shkak të vizës, si në rastin kur ajo refuzohet, apo rastin për ndonjë arsye tjetër shtyhet”, ka thënë Idrizi.

Për më tepër, Idrizi thekson se kompania në të ardhmen do të fokusohet në ofrimin e ofertave edhe më të volitshme për klientelën e saj. 

“Këtë vit ne do të fokusohemi tek vetëdijesimi i klientëve tanë, vetëdijesimi i një klientele që është në ndryshim e sipër dhe që ata të mund të përshtaten sa më shumë politikave tona në menaxhimin e të hyrave. D.m.th. të rezervojnë sa më herët do të përfitojnë çmime që janë deri në 40 për qind më e ulët se sa kostoja aktuale për udhëtim”, ka thënë Idrizi.

"British Airways" ёshtё kompani e pёrmasave globale qё ka pёrvojё 90-vjeçare nё fushёn e transportit ajror. Nё Kosovë ajo vepron qё nga viti 2001 si linja e vetme e rregullt qё lidh Londrёn dhe Prishtinёn direkt tre deri katёr herё nё javё./kosovapress/