Telegrafi

British Airways shpalli humbje të konsiderushme

Aviokompania britanike “British Airways” kumtoi se humbjet për nëntë muaj deri në dhjetor janë rritur për 245 milionë paundë për shkak të kërkesës së dobët.

Nga kompania janë në pritje të llogarisë së humbjeve për tërë vitin. Për periudhën e njëjtë në vitin 2008 është regjistruar humbje prej 127 milionë paundë.

Krahas kësaj, nga British Airways shpallën humbje më të vogla se që priteshin për shkak të lehtësimeve tatimore dhe kufizimit të shpenzimeve.