Telegrafi

British Airways propozon aleancë me Alitalia-n

Sipas “Financial Times”, i dërguari administrativ i kompanisë, Willie Walsh ka bërë të ditur se oferta do të jetë e ndryshme nga ajo që ka bërë deri tani Lufthansa dhe Air France.

Welsh gjatë një takimi me homologun e tij të kompanisë italiane, i paraqiti një ofertë “shumë të besueshme, për t’u bërë partnerë të Alitalia-s së re”.

Megjithatë britanikët nuk synojnë të hyjnë në kapitalin e kompanisë ajrore italiane.