Telegrafi

“British Airways” nuk do t’ju referohet më pasagjerëve në bord si “zonja dhe zotërinj”

Pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë British Airways nuk do të adresohen më si “zonja dhe zotërinj”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjuha e përdorur në njoftimet në bord do të ndryshojë për të “pasqyruar larminë” e atyre që udhëtojnë.

Në vend të kësaj, pilotëve iu kërkohet të përdorin terma neutralë që janë më gjithëpërfshirës, duke sjellë kështu njoftimet në bord në përputhje me praktikën aktuale në aeroporte.

Vendimi është marrë për shkak të numrit të madh të fëmijëve që cilët po udhëtojnë pas bllokimit, si dhe për të pasqyruar normat e reja shoqërore. /Telegrafi/