Telegrafi

British Airways në prag të falimentimit

Aviokompania britanike e cila muajin e kaluar realizoi humbje rekorde, kërkoi nga punëtorët të punojnë falas deri një muaj për t`i ndihmuar kompanisë të tejkalojë krizën.

Drejtori ekzekutiv i British Airways, Vili Volsh dhe shefi i financave Kit Uiliams lajmëruan se gjatë korrikut do të punojnë falas, duke shtuar se janë duke i analizuar të gjitha pjesët e kompanisë ku do të mund t`i shkurtonin shpenzimet.

Mijëra të punësuar në aviokompaninë britanike tashmë u paraqitën për pushim pa pagesë ose i ndryshuan kontrata e tyre për gjysmë orari të punës./