Telegrafi

British Airways në grevë, anulohen qindra fluturime

Rreth 12.000 punonjës të shoqërisë ajrore britanike British Airways kanë nisur një grevë triditore. Me të ata synojnë të arrijnë plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave dhe ulje të ngarkesës së punës.

Kryeministri Gordon Braun u bëri thirrje të dyja palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre sa më shpejt.

Kompania e fluturimeve, British Airways, me një ekuipazh prej 12000 personash, kërkon të ruajë një vjetore prej 62.5 milion paund në vit, në mënyrë që të ketë mundësi për të përballuar rënien e kërkesës, për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të karburantit, dhe të konkurrencës në rritje nga transportuesit me kosto të ulët.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Uilli Uolsh thotë se ndryshimet ishin të pashmangshme.

I vetmi synim është që ne të bëjmë më të mirën për Kompaninë. Dhe ajo që është e drejtë në këto momente është që ne të ndryshojmë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë, në mënyrë që të kalojmë krizën më të madhe që ka kapur ndonjëherë Industrinë e Ajrore, tha Uolsh.