Telegrafi

British Airways merr edhe një çmim tjetër

Kompania British Airëays mori kurorën si “Linja më e Mirë Transatlantike” dhe po ashtu fitoi kategorinë “Klasi më i mirë i biznesit”, një vlerësim që për 5 vjet me radhë është mbajtur nga Continental Airlines.

Albion Idirizi, menaxher Komercial i British Airways për Shqipërinë dhe Kosovën duke komentuar çmimet u shpreh ” Ne jemi shumë të lumtur që jemi vlerësuar me titullin e “Linjës më të Mirë Transatlantike” dhe po ashtu për marrjen e çmimit si “Klasi më i Mirë i Biznesit”. Ky është një vlerësim i madh për kabinën tonë të re të klasit të biznesit “Club World” përuruar në nëntor të vitit 2006”

Me një investim shumë miliona dollarësh për kompaninë, kabina e re Club World u lejon klientëve të përcaktojnë vetë hapësirën e tyre dhe se çfarë duan të bëjnë me të, duke kombinuar elementë të ambienteve të shtëpisë dhe zyrës për të krijuar një hapësirë sa të rafinuar aq edhe të rehatshme.

Kabina përfshin një poltronë më të gjerë dhe më komode me shtratin në pozicionin “z”; më shumë privatësi, ambient depozitimi që mund të mbajë një seri sendesh duke përfshirë laptopin, çantë dorë dhe këpucë; kuzhina Club Kitchen ku klientët mund të vetëshërbehen me një sërë produktesh ushqimore duke filluar nga gjërat e lehta, ëmbëlsirat, dhe pijet mes vakteve të ndryshme; shërbimi audio dhe video sipas kërkesës.