Telegrafi

British Airways dhe Iberia bashkohen

Bashkohen shoqëritë ajrore British Airways dhe Iberia duke krijuar kështu një nga shoqëritë më të mëdha të transportit ajror në botë.

Bashkimi i shoqërive britanike dhe spanjolle sipas të dhënave të tyre do të kryhet deri në fund të vitit.

Bashkimi i këtyre dy kompanive duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian. Edhe aksionerët e dy shoqërive duhet të japin dritën e gjelbër.

Nga bashkimi, dy shoqëritë presin avantazhe në konkurrencën e ashpër në treg. Të dy kompanitë kohët e fundit kanë shënuar humbje.